BallinaLajmeKy është punëtori i Bechtel Enkas që vdiq sot (Foto)

Ky është punëtori i Bechtel Enkas që vdiq sot (Foto)

Të ngjajshme

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Mëngjesin e sotëm në mënyrë aksidentale ka ndërruar jetë punëtori i Bechtel Enkas, Tafil Tafallari, shkruan Periskopi.

Teksa po punonte në autostradën Prishtinë-Shkup, “Arben Xhaferi”, atë e goditi kamioni i cili barte me vete ujë për punëtorët në pikën e fshatit Kovaqec të Kaçanikut.

Pak më parë rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 8:30 në mëngjes ngasësi nga pakujdesia, me rrotat e prapme të kamionit ka goditur një punëtor të “Bechtel Enka”, i cili ka pësuar lëndime serioze. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e punëtorit 41-vjeçar nga lëndimet e marra nga goditja e kamionit. I dyshuari 24-vjeçar me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në institutin e Mjekësisë Ligjore”, u bë e ditur nga Policia.

Identitetin e viktimës e bëri të ditur një tjetër punëtor që punon në të njëjtën kompani, i cili kishte shpërndarë në rrjetin social “Facebook” lajmin për vdekjen e shokut të tij.

Edhe mediat publikuan fotografi të Tafil Tafallarit./Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz