Ky është personi i dyshuar për dy vjedhje të rënda në Drenas
BILLI
Lexo edhe“Më burgosën e më lanë pa bukë”, avokati Halilaj reagon pasi iu ngrit aktakuzë në rastin “Drenasi”
Një person është arrestuar sot nga njësitet policore të Drenasit, e krejt kjo për vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhur në fshatin Çikatovë e vjetër të Drenasit, saktësisht në Fabrikën e Feronikelit, nga ku janë vjedhur kabllo dhe bateri.
Këtë njoftim e ka bërë Policia e Kosovës përmes një kumtese për media.
Njoftimi:
Prishtinë, 30 tetor 2019 – Sot njësitet policore të stacionit të Drenasit, kanë arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhur në fshatin Çikatovë e vjetër të Drenasit, saktësisht në Fabrikën e Feronikelit, nga ku janë vjedhur kabllo dhe bateri .

Lexo edhe“Më burgosën e më lanë pa bukë”, avokati Halilaj reagon pasi iu ngrit aktakuzë në rastin “Drenasi”
Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar:
➢ L. M. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.