Ky është numri i votave që mori gruaja e Rexhep Selimit në vendlindjen e saj

Numri i votave që mori gruaja e Rexhep Selimit në vendlindjen e saj.
Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, që njëherëshit është edhe bashkëshortja e ish-kryetarit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, në Komunën e Gjilanit nga e cila edhe vjen, ka arritur të marr 2,878 vota.
Bazuar në formularët e publikuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Komunën e Gjilanit ku janë gjithsej 118 qendra të votimit, 10-shi i Listës së VV-së ka arritur ta grumbulloj këtë numër të votave, shkruan Insajderi.
Gjilani, në zgjedhjet e së dielës e nxori Lëvizjen Vetëvendosje paritë të parë, me 28.568 vota ose 63,24 përqind të votave.

Lexo edheDeputetët e LDK’së që mund të mbesin jashtë Kuvendit
Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.
E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.














