Kampioni kosovar ka marrë një fitore dramatike ndaj Santa Colomas në “Fadil Vokrri”.
Rezultati final ishte 2:1 në të mirë të Feronikelin dhe kështu skuadra e Zekirija Ramadanit del fituese e fazës para-kualifikuese.
Pjesa e parë u mbyll 0:0, ndërsa tre minuta brenda pjesës së dytë, Yll Hoxha u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij me një futbollist më pak në fushë.
Në minutën e 52, Sosa kaloi mysafirët ne epërsi me një super-gol.
Megjithatë, rezultati u barazua nga gjakovari Mevlan Zeka, që po ashtu realizoi gol të bukur.















