Donco Martinoski nga fshati Falisht i Tetovës është personi që dje ka vdekur në avionin e linjës Shkup-Basel. Dyshohet se tetovarit i ka plasur tëmtha, njoton jozyrtarisht portali Shqipmedia.
Burime nga aeroporti i Shkupit kanë konfirmua aeroplani i i kompanisë hungareze me buxhet të ulët Wizz Air u kthye shpejt pas fluturimit, pasi ekuipazhi vuri re se njërit nga udhëtarët i ra të fikët. Avioni fluturoi në drejtim të Bazelit në ora 13:07 minuta dhe ishte mbi qiellin e Malit të Zi kur kapiteni vendosi që të kthehet në Shkup dhe të kërkojë ulje emergjente.

Aeroplani u kthye përsëri në Shkup rreth orës 14, ku u prit nga ekipi mjekësor, por për fat të keq, ata vetëm se konstatuan vdekjen e udhëtarit. Trupi i pajetë i tij iu dorëzua mjekësisë ligjore.