back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKy është babai i Nazit të “Aurorës” që dyshohet se përfitoi 70...

Ky është babai i Nazit të “Aurorës” që dyshohet se përfitoi 70 mijë euro nga fajdet

Të ngjajshme

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Babai i vokalistit të grupit muzikor “Aurora”, Nazi, Fehmi Sfishta, është arrestuar dje për fajde, mëson Gazeta Express.

Një tjetër person është arrestuar për fajde, dje nga policia. Sipas njoftimit dërguar mediave, thuhet se i dyshuari ka përfituar rreth 70 mijë euro. Express ka mësuar se bëhet fjalë për Fehmi Sfishtën, i njohur si “Fehmi taksisti”- babai i këngëtarit Nazi.

“Fehmi Teksasi” është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë zhvillimit të operacionit një person i dyshuar është kapur në flagrancë duke pranuar para (këstin e fajdesë) në shumë prej 1,200.00 euro, me ç’rast i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘fajde’ nga neni 331, i KPRK-së. Personi i lartcekur, me qëllim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme me kamatë (fajde), ka kontraktuar shuma të ndryshme të parave, duke përfituar kështu shumën prej 70,000.00 euro”, thotë policia, transmeton Gazeta Express.

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar edhe para në vlerë prej 1,500,00 euro, një telefon Iphone si dhe një shufër metalike.

“Në bazë të urdhëresës verbale nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është kontrolluar lokacioni i shtëpisë së të dyshuarit. Gjatë kontrollimit është gjetur një pushkë gjuetie me leje me afat të skaduar, të cilën e ka sekuestruar Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor Veriu në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz