Kuvendi zgjedh Bashkim Hysenin anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
dp

Lexo edheDeputetët e Listës Srpska lëshojnë sallën pasi Haxhiu jep lajmin për vendimin për sulmin terrorist në Banjskë

Në votim morën pjesë 109 deputetë, ndërsa dy fletëvotime rezultuan të pavlefshme, transmeton lajmi.net.
Nga kandidatët e propozuar nga Komisioni për Legjislacion, Bashkim Hyseni ka marrë mbështetjen më të madhe me 95 vota, duke u zgjedhur në këtë pozitë.
Ndërkaq, kandidatja tjetër, Ilire Vitija-Bajraktari, ka marrë 7 vota.

Lexo edheDeputetët e Listës Srpska lëshojnë sallën pasi Haxhiu jep lajmin për vendimin për sulmin terrorist në Banjskë
Komisioni për Legjislacion kishte propozuar këta dy kandidatë pas procesit të vlerësimit, ku Hyseni ishte renditur i pari me 100 pikë, ndërsa Vitija-Bajraktari e dyta me 98 pikë./lajmi.net/