back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKuvendi miraton rezolutën e pozitës, kërkohet lirimi i menjëhershëm i Thaqit nga...

Kuvendi miraton rezolutën e pozitës, kërkohet lirimi i menjëhershëm i Thaqit nga Serbia

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Kuvendi i Kosovës gjatë një seancë dyditore, ka miratuar me 51 vota pro projektrezolutën për lirimin e zyrtarit policor, Nehat Thaqi, e paraqitur nga pozita, ndërsa projektrezoluta e opozitës nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim, shkruan Gazeta Express.

Në votimin e projektrezolutës që u paraqit nga deputeti i pozitës, Armend Zemaj, morën pjesë 72 deputetë. Votimi përfundoi me 51 vota pro, 13 kundër dhe 8 abstenim.

Me anë të rezolutës Kuvendi kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaqit.

Pikat e plota të rezolutës janë:

1. Kërkohet lirimi i menjëhershëm i Nehat Thaçit; 2. Bashkimi Evropian si garantues i dialogut Kosovë – Serbi të bëjë kërkesë që të lirohet z. Nehat Thaçi; 3. Gjithçka të shkojë nga zyra e Frederika Mogerinit – Shefe për politikë të jashtme të BE-së; 4. Qeveria e Kosovës t’ia bëjë me dije BE-së veprimet e tilla po rrezikojnë thellë marrëdhëniet Kosovë – Serbi; 5. EULEX të deklarohet për rastin e Thaçit; 6. Kërkohet nga INTERPOL-i që Policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate, si dhe Serbia të largojë të gjitha fletarrestet politike.

Ndërsa, në votimin e projektrezolutës së opozitës në të cilën kërkohej pezullimi i bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e Thaqit morën pjesë në votim 75 deputetë, me ç’rast nga këta, 19 votuan pro, 38 kundër dhe 18 abstenuan.

Të Fundit

Sport

ShowBiz