BallinaLajmeKuvendi i Kosovës të premten seancë plenare

Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare

Të ngjajshme

Familjarët e Mateos reagojnë pas kërcënimit të Mirit në Big Brother

Pas fjalëve të Mirit ndaj Mateos në Big Brother...

“Pse nuk ke fëmijë?”/ Elvis Pupa zbulon …

Sfida e fundit në “Ferma Vip” nuk solli vetëm...

Nga Lumbardhi, Osmani: Kujtimi i dëshmorëve dhe fryma e pajtimit na udhëheqin përpara

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vizitën e...

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që seanca plenare e radhës të mbahet të premten, më 10 prill 2026, në orën 10:00.

“Ndërsa në mungesë të konsensusit lidhur me rendin e ditës, kryetarja e Kuvendit, konform përgjegjësive të saj do t’i propozojë atë seancës”.

Në njoftim thuhet se “pikë e parë do të jetë pikërisht miratimi i rendit të ditës, për të vijuar më miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare”.

“Pjesë e agjendës së propozuar do të jetë gjithashtu votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës, për të vijuar me shqyrtimin e tri projektligjeve të tjera: Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika, Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën, si dhe Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”, vijon njoftimi.

“Pika të tjera të rendit të ditës pritet të jenë edhe votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit, zgjedhja e një anëtari Joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i “Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”, si dhe propozimi i grupeve parlamentare të PDK-së dhe AAK-së për emërimin e deputetëve në  komisionet parlamentare”, thuhet tutje në njoftim.

“Kryetarja Haxhiu njoftoi gjithashtu se janë proceduar 10 raporte të komisioneve parlamentare për shqyrtimin e 10 projektligjeve”, përfundon njofimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz