“Kuvendi duhet të konstituohet”, Çitaku i drejtohet Deharit me kërkesë për vazhdimin e seancës në 11:00
dp

Lexo edhe“Mbi pushtetin është Republika” – Tahiri: Askush nuk është mbi Kushtetutën, ligjin dhe institucionet, as Albin Kurti

Në letrën drejtuar Deharit, Çitaku ka shprehur shqetësimin për moskonstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar situatën si “të rëndë” dhe si shkelje të Kushtetutës dhe mosrespektim të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në letrën e PDK-së drejtuar kryesuesit Dehari.
Çitaku ka theksuar se përgjegjësia e kryesuesit është që të mundësojë zhvillimin e seancës deri në përfundimin e procesit të konstituimit.
“Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet më tej në letër.

Lexo edhe“Mbi pushtetin është Republika” – Tahiri: Askush nuk është mbi Kushtetutën, ligjin dhe institucionet, as Albin Kurti