HomeSport“Kush tjetër nëse jo ai?” – Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i...

“Kush tjetër nëse jo ai?” – Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë i Premierligës

Të ngjajshme

Tony Blair-Starmer dhe rivalëve: Hiqni dorë nga zero neto dhe afrohuni me Trumpin

Tony Blair ka akuzuar Keir Starmer, Andy Burnham dhe Wes...

Ndërron jetë aktori i “Emily in Paris” pas betejës me ALS

Trishtim në botën e televizionit dhe kinemasë franceze. Aktori...

Foda sqaron mungesat dhe vlerëson prurjet e reja te Kosova

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka sqaruar...

Foda: Kualifikimi në Evropian është synimi i Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, të mërkurën...

Aksident i rëndë në Fier, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar mesditën e...

Kur një skuadër e fiton titullin kampion pas 22 vitesh pritjeje, është e vështirë ta gjesh një kandidat më të denjë për çmimin e trajnerit të sezonit sesa Mikel Arteta.

Trajneri i Arsenalit është shpallur zyrtarisht trajneri më i mirë i Premierligës për edicionin 2025/26, pas një sezoni historik që i riktheu “Topçinjtë” në majën e futbollit anglez, përcjell “Gazeta Express”.

Për Artetën, ky është triumfi i parë në këtë kategori që nga momenti kur e mori drejtimin e Arsenalit në vitin 2019.

Ai bëhet gjithashtu trajneri i parë i klubit londinez që e fiton këtë çmim pas legjendës Arsène Wenger, i cili e kishte fituar për herë të fundit gjatë sezonit historik 2003/04 të “Invincibles”.

Sezoni i Arsenalit u ndërtua mbi vazhdimësi dhe stabilitet.

Skuadra londineze i regjistroi 27 fitore dhe 7 barazime në 38 ndeshje kampionati, duke e dominuar pjesën më të madhe të sezonit në krye të tabelës.

Pas tre vendesh të dyta radhazi në vitet e fundit, këtë herë skuadra e Artetës arriti ta bëjë hapin final drejt titullit.

Statistikat e tregojnë qartë dominimin e Arsenalit.

Ekipi e kishte mbrojtjen më të mirë në Premierligë me vetëm 27 gola të pësuar dhe 19 ndeshje pa pësuar gol, shifra më të mira se çdo rival tjetër në kampionat.

Në repartin ofanziv, Arsenali i realizoi 71 gola, duke u renditur si sulmi i dytë më produktiv në ligë, pas Manchester Cityt me 77 gola.

Një tjetër element që e bën suksesin e Artetës edhe më të veçantë është fakti se ai u bë trajneri i parë në historinë e Premierligës që e fiton titullin me një klub ku kishte luajtur edhe si futbollist.

Spanjolli e veshi fanellën e Arsenalit nga viti 2011 deri në 2016, ndërsa tani ka hyrë në historinë e klubit edhe si trajner.

Në moshën 44 vjeç e 54 ditë, Arteta është gjithashtu trajneri i tretë më i ri që e fiton Premierligën, pas José Mourinhos që e kishte arritur këtë sukses me Chelsean në sezonet 2004/05 dhe 2005/06.

Në garën për çmimin e trajnerit të sezonit, Arteta la pas emra të rëndësishëm si Pep Guardiola, Michael Carrick, Andoni Iraola, Keith Andrews dhe Regis Le Bris.

Suksesi i Arsenalit nuk mbyllet vetëm me titullin kampion.

Londinezët e kanë siguruar edhe finalen e Champions League ndaj Paris Saint-Germainit, ku synojnë ta kompletojnë një sezon të paharrueshëm me një “double” historike. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz