BallinaLajmeKush nga PDK mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës

Kush nga PDK mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Jashtë Kuvendit të Kosovës do të mbesin edhe disa figura shumë të rëndësishme politike të PDK-së, të cilët kanë mbajtur pozita të larta në të kaluarën në Qeveri dhe në Kuvend. Bëhet fjalë për ish-zëvendëskryeministrin Hajredin Kuqin, ministrin Arsim Bajramin, Selvije Halimin, Luljeta Veselaj-Gutajn, Abdyl Imerin, Bislim Zogajn, Nait Hasanin, Rafet Ramën, Shaip Mujën e Hajdar Beqën, shkruan gazeta Zeri.

Por ky i fundit mohon për “Zërin” që votuesit më 11 qershor ta kenë lënë jashtë Kuvendit.

“Fillimisht e vlerësoj procesin zgjedhor që ka qenë i rregullt. Kanë qenë zgjedhje të qeta dhe të mira. Unë po flas nga të gjitha të dhënat që i kemi nga nëndegët, jam shumë optimist që kam kaluar pragun për deputet dhe do të jem deputet në legjislaturën e ardhshme. Kjo është 100% e sigurt”, ka thënë Beqa.

Haki Abazi, njohës i çështjeve politike, ka thënë për “Zërin” se lënia jashtë përbërjes së re të Kuvendit e shumë deputetëve nga legjislaturat e kaluara flet për atë se votuesit janë të informuar dhe dinë kë ta votojnë.

“Zgjedhjet e fundit kanë treguar që votuesi është shumë më i përgatitur dhe më i informuar sesa që mendohet nga kandidatë të ndryshëm, sidomos ata që kanë qenë në legjislaturë për një kohë të gjatë, ndërsa roli i tyre ka qenë pasiv. Votuesit kanë filluar gjithashtu të shohin se në fakt të qenit pjesë e Parlamentit reflekton edhe në fuqinë vendimmarrëse përbrenda partisë dhe në anën tjetër fuqia e votës i jep kontrolle edhe ekzekutivit dhe pas kaq shumë vitesh përfitimet e votuesit janë minore dhe premtimet që janë dhënë nuk janë realizuar”, thotë Abazi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz