back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeKush është zonja e parë e Francës? Shkaku i lidhjes me nxënësin...

Kush është zonja e parë e Francës? Shkaku i lidhjes me nxënësin e humbi familjen dhe miqtë, ishte mësuese pasionante dhe patinazhiste

Të ngjajshme

Një biografi e zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron bëri bujë të madhe në fillim të këtij viti. Një gazetë franceze ka përmbledhur gjërat më interesante që dalin nga ajo biografi, shkruan Periskopi.

Një prej fakteve më befasuese thotë që ajo si tinejxhere, ishte pjesë e një ekipi patinazhi në qytetin verior francez, Amiens, në të cilin edhe është rritur.

Një tjetër thotë që ajo nuk ishte gjithnjë mësuese, edhe pse pikërisht ky profesion i atribuohet asaj vazhdimisht. Ajo e takoi Macronin pikërisht gjatë kohës sa punonte si mësuese, ndërsa Emmanueli i ri ishte nxënës i saj.

Por, më 1982 ajo kishte punuar si sekretare për shtyp në Odën Ekonomike Nord-Pas-de-Calais. Kjo eksperiencë, shkruante biografi i saj, dukej se e kishte kënaqur atë, edhe pse nuk u bë vokacion.

Gjatë kohës sa ishte në Trichtersheim, afër Strasbourgut, Bridgite ishte përfshirë në jetën lokale dhe kishte ndihmuar në organizimin e eventeve në atë zonë – që nënkupton se ajo ishte në politikë edhe para se ta takonte Macronin.

Nuk ishte mësuese e zakonshme

Kur u bë 31 vjeçare ajo zbuloi vokacionin e saj në mësimdhënie.

Ajo ishte pranuar në shkollën Protestante në qendër të Strasbourgut sepse kishte diplomë masteri në letërsi.

Më pas ajo shkoi në shkollën e mesme private katolike, La Providence në Amiens ku edhe u takua me Emmanuel Macronin. Sipas shumë ish-nxënësve të intervistuar, zonja e parë ishte mësuese pasionante dhe e pazakontë, që i dërgonte nxënësit të shihnin drama, ua dëgjonte gjërat e fshehta e madje edhe i ftonte për një gotë në shtëpinëe saj.

Ajo gjithnjë ka qenë e afërt në punët e Emmanuel Macronit

Që nga emërimi i Macronit si Ministër i Ekonomisë, Brigitte Macron ka mbajtur një pozitë të privilegjuar në punët e burrit të saj.

Kjo ka përfshirë edhe uljen në anën e djathtë gjatë takimeve të tij zyrtare.

I humbi të gjithë miqtë e saj shkaku i marrëdhënies me Macronin

Pa ndonjë çudi, marrëdhënia e saj me Macronin nuk ishte e lehtë për t’u pranuar nga shoqëria. Pas mosaprovimit nga familja e tij, edhe shokët e saj i kthyen shpinën, thotë biografi.

Një person i afërt pretendon që çifti ishte trajtuar si ‘viktimë e mortajës’./Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit