back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeKEDS lidhur me protestën e sotme

KEDS lidhur me protestën e sotme

Të ngjajshme

Jasir Asani nënshkruan me skuadrën nga Irani

Skuadra iraniane Esteghlal ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar...

“Pastrimi” gjen te kontejnerët dallamë e jelek tradicional nusesh

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë...

Trajneri e konfirmon, Xhaka do të jetë kapiten i Sunderlandit

Të shtunën, Granit Xhaka, debutoi me fanellën e Sunderlandit,...

Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të përmirësojmë kushtet dhe beneficionet e punëtorëve tanë dhe e këtë synojmë ta arrijmë në një bashkpunim të ngushtë me sindikatat dhe entietete të tjera.

Siç kemi bërë deri tani, veprimte tona që kanë të bëjnë me punëtorët dhe beneficionet e tyre ne i ndërmarrim në koordinim me sindikatat por të njejtën kohë dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se ne jemi kompani që vepron nën rregullativa të ZRRE dhe për këtë arsye çdo shpenzim, përfshirë edhe shpenzimet e beneficioneve të punëtorëve, duhet të jenë të aprovuara nga rregullatori, sic ne kemi kërkuar për vite me radhë.

Ne e respektojmë të drejtën e punetorëve për të protestuar dhe shpresojmë në koordinim sa më të mirë me organizatorin për të siguruar që operacionet tona të mos ndërpriten për më tepër duke pasur parasysh që ne jemi kompani që ofron shërbime për të gjithë konsumatorët.

Që nga fillimi I operimit tonë në Kosovë, ne kemi punuar në bashkpunim të ngushtë me sindikatat për të përmirësua kushtet e punës se punëtorëve tanë në çdo fushë, si në beneficione, ashtu edhe në sigurinë në vendin e punës.

Edhe një herë ne sigurojmë që do të vazhdojmë bashkpunimin me sindikata në përpjekjet tona në përmirësimin e operacioneve tona, përfshirë edhe kushtet dhe mirëqënien e punëtoreve, me objektivin e qartë për të ofruar shërbim sa më të mirë për konsumatorët.

- Advertisement -

Të Fundit