Kush është Fatime Fetai – gruaja që dënoi me burg Gruevskin dhe Jankullovskan?
BILLI

Lexo edhe“Do më paguash ose do të publikoj fotot”, si u arrestua 21 vjeçari

Gjykata Penale në Maqedoni sot konfirmoi dënimin me 6 vite burg për ish ministren e Punëve të Brendshme të këtij vendi, Gordana Jankulovskan, shkruan Periskopi.
Ajo që i ka shqiptuar dënimin, njësoj si në rastin e Nikolla Gruevskit – ish kryeministri i vendit për 10 vite, quhet Fatime Fetai, prokurore e Prokurorisë Speciale Publike [PSP] në vendin tonë fqinj.
Ajo mësohet se është lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit, dhe ka kryer fakultetin Juridik në Shkup, në të cilin vend kreu edhe magjistraturën.

Lexo edhe“Do më paguash ose do të publikoj fotot”, si u arrestua 21 vjeçari
Fillimisht, karrierën e saj në fushën e drejtësisë e nisi në Gjykatën e Apelit në Gostivar – ku për disa vite ka qenë, transmeton Periskopi, bashkëpunëtore profesionale.
Në vitin 2011, ajo u zgjodh prokurore në Prokurorinë themelore në Shkup. Në institucionin e përmendur ajo punoi deri në fund të vitit 2015, kur arriti të zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva. /Periskopi