Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKusari-Lila konfirmon thyerjet brenda grupit parlamentar të VV-së, nuk e duan Limajn...

Kusari-Lila konfirmon thyerjet brenda grupit parlamentar të VV-së, nuk e duan Limajn për kryeparlamentar: S’ka mbështetje, të pranojë mundësi tjera

Të ngjajshme

Vdes nëna e ish-deputetit, Hisen Berisha

Ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetit dhe komandantit të Koshares,...

Ky është personi që vdiq duke punuar sot në Skenderaj

IndeksOnline para pak çastesh raportoi për një ngjarje tragjike,...

Bislimi takoi diplomaten amerikane: U diskutua për Planin e Rritjes dhe situatën politike në vend

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim...

Gjenevë: Rritet prostitucioni në mesin e të miturve

Një fenomen shqetësues po përhapet me ritme alarmante në...

Mimoza Kusari-Lila e Vetëvendosjes tha se nuk ka pajtim brenda Grupit Parlamentar të tyre që Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, t’i jepet posti i Kryetarit të Kuvendit.

Kusari-Lila tha se deri në fund të kësaj jave, kur edhe pritet përfundimi i afatit kushtetues të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, do të shihet nëse Limaj pranon mundësitë e tjera të ofruar ndaj tij nga Vetëvendosje.

“Diskutimet janë në proces. S’ka diçka deifintive me përmbyllje të suksesshme apo të pasuksesshme, d.m.th. është herët të thuhet se a do të ketë marrëveshje politike deri në fund të javës. Ne s’mund të konfirmojmë asgjë nëse s’ka një përafrim ose lajm të arritjes se një marrëveshjeje, në këtë fazë një ka qenë e qartë se kërkesa e Limajt për kryetar të Kuvendit nuk e ka gjet mbështetjen e deputetëve brenda Grupit Parlamentar të përbërë nga tri parti politike, LVV, Guxo, Alternativa

S’është arritur konsensusi i përbashkët andaj për të tjerat ka qenë pjesë e diskutimit mes kryeministrit dhe Limajt, a do të ketë qëndrim apo ndonjë pozicion të ri mbetët të shihet por unë mendoj se është pozitive se takime do të ketë sërish. Kemi qenë të qartë në grupin parlamentar më diskutime dhe atë po e flas në emër të deputetëve të tri partive që në përgjithësi s’është vërejtë mbështetja për këtë pozicion. Ne jemi të bindur se është pozitë e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje si fituesja e zgjedhjeve prandaj diskutimet të gjithë i kanë inkurajuar të vazhdojnë por në raport me pozicione të tjera jo me pozitën e kryeparlamentarit. Mbetet të shihet cila do të jetë gatishmëria e Nismës e Limjat për të trajtuar mundësitë e tjera”, tha Kusari për RTV21.

- Advertisement -

Të Fundit