back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKusari: E mbështeta kandidimin e Vjosës, por po negocioj me Albin Kurtin

Kusari: E mbështeta kandidimin e Vjosës, por po negocioj me Albin Kurtin

Të ngjajshme

Mimoza Kusari Lila ka lëvduar LDK’në për mbështetjen që i dhanë kandidaturës për kryeministre. Kusari, që po negocion me Vetëvendosjen për koalicion, për Gazetën Express thotë se përkrahja e saj për zgjedhjen e një gruaje kandidate nuk ka të bëjë me përafrim të saj me LDK’në.

Albioneta Ademi

Mimoza Kusari, gruaja e parë në Kosovë që ka fituar zgjedhjet lokale është e lumtur që historia e nominimit të grave në pozita të larta shtetërore, ka vazhduar me Vjosa Osmanin, që do të jetë kandidatja e LDK’së për kryeministre.

“E kam bërë atë shkrim me besimin më të madh të mundshëm në procesin që ka ndodhur brenda në LDK dhe nuk ka pasur të bëjë me afirmitet timin personal. Si një grua në politikë, besoj që është shenjë shumë pozitive që një parti e madhe si Lidhja Demokratike e Kosovës ta nominojë një grua si kryeministre”, tha Kusari të martën për Express.

Kusari si kryetare e Alternativës, është në negociata me Vetëvendosjen për një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Nga ana tjetër VV’ja ka kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Osmani e Kurti mund të jenë partnerë të një koalicioni parazgjedhor, por edhe mund të shkojnë në zgjedhje si rivalë. Kusari thotë se pretendimet e Kurtit dhe negociatat e saj me VV’në nuk janë pengesë për të shprehur bindjet e saj.

Deputetja e legjislaturës së kaluar, që më parë ka qenë zëvendëskryeministre, ministre dhe kryetare e Gjakovës, thotë se tash është në negociata me Vetëvendosjen, por nuk ka vendim përfundimtar rreth bashkëpunimit.

“Me VV’në kemi qenë në negociata, nuk kemi diçka definitive. Kam folur në vlera të përgjithshme, nuk kam hyrë në oferën zgjedhore që e ka LDK’ja, se pastaj, aty nuk është vetëm Vjosa. Vjosa është vetëm prijëse, e LDK e ka programin e saj”, thotë Kusari.

Kusari e cila në zgjedhjet e 2017’ës pati koalicion parazgjedhor me LDK’në, thotë se mbështetja e saj ndaj procesit në të cilin kaloi dje partia e Isa Mustafës, e që rezultoi me nominimin e Osmanit, nuk reflekton të ardhmen e saj politike apo ndonjë përafrim konkret me LDK’në.

“Nuk kam reflektu fare ku gjendem unë dhe e ardhmja ime politike. Është besimi im që gratë kudo që janë me pasë pozita vendimmarrëse”, është shprehur Kusari.

E kryetarja e Alternativës ka pritet që dy partitë më të mëdha opozitare VV’ja e LDK’ja të bashkëpunojnë, nëse jo para zgjedhjeve, atëherë për krijimin e Qeverisë.

“Tash  procesi zgjedhor dhe paraqitja e programeve, gara, janë procese të tjerë. Unë besoj në kredibilitetin e procesit. Kosova fiton edhë nëse në garë janë Albini dhe Vjosa. Nuk ka dëm në demokraci, përkundrazi, kemi mundësi që të shohim një garë të mirëfilltë”.

“Të kenë një marrëveshje të përbashkët. Nuk më takon t’i kometojë negociatat mes dy palëve, por edhe nëse janë në garë, pas zgjedhjeve unë besojë se do të jenë partnerë”, ka thënë Kusari.

Vjosa Osmani dje u zgjodh me vendim unanim brenda LDK’së që të nominohet për kryetare të Qeverisë. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz