Furnizimi me ujë do të ndërpritet në Podujevë, shkak punimet
dp

Lexo edheDjali i Kadri Veselit në varrimin e Flora Brovinës, bisedon me djalin e saj

Një pjesë e qytetit të Podujevës do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme, për shkak të punimeve të detyruara në gypin me diametër 400 mm.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ndërprerja e furnizimit me ujë do të nisë rreth orës 07:00 dhe pritet të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, rreth orës 16:00, transmeton IndeksOnline.
Zonat që do të preken nga ndërprerja janë: rruga “Radio Llapi”, rruga “Ali Ajeti”, rruga “Shkadin Bejrami”, një pjesë e qytetit, veçanërisht zonat në pozicion më të lartë.

Lexo edheDjali i Kadri Veselit në varrimin e Flora Brovinës, bisedon me djalin e saj
Ujësjellësi u ka bërë thirrje banorëve që të sigurojnë paraprakisht sasinë e nevojshme të ujit për konsum dhe nevoja të tjera gjatë kohës së ndërprerjes.
Pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë pritet të rikthehet.