BallinaLajme​Kurti: VV në këto zgjedhje u përball me precedent të paparë në...

​Kurti: VV në këto zgjedhje u përball me precedent të paparë në historinë e Kosovës

Të ngjajshme

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka quajtur suksese të mëdha fitoret e kandidatëve të kësaj partie në Mitrovicë, Fushë Kosovë e Obiliq, ndonëse e pranoi se kanë pritur rezultate më të mira në balotazh.

Kurti falënderoi kandidatët e tij për kryetarë komune, pasi që sipas tij kanë pasur një betejë të jashtëzakonshme.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që shfrytëzuan te drejtën për të zgjedhur në mënyrë demokratike.. Është hera e katërt që LVV merr pjesë në zgjedhje lokale. Nga të dhënat që kemi marrë nga komisionarët tanë kësaj radhe kemi fituar në shtatë komuna. Ky është një sukses i LVV-së, natyrisht kemi synuar më shumë se kaq. Është e qartë që kemi fituar edhe në Mitrovicë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq. Falënderoj kandidatët tanë dhe aktivistët tanë të cilët kanë pasur betejë të jashtëzakonshme meqenëse në të gjitha këto raste të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së. Vetëvendosje është ballafaquar me të përbashkëtën e tyre, e cila është një situatë e paprecedent në historinë politike elektorale të Kosovës, andaj ky është një sukses”, tha Kurti.

Kryetari i VV-së shtoi se po presin rezultatet edhe në komunat e tjera. Tashmë ai është nisur për të festuar fitoren në Fushë-Kosovë, Obiliq e Mitrovicë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz