Kurti: Të dhënat që vijnë nga terreni janë më të mira se çdo anketë
dp

Lexo edheKështu duket skena ku PDK-AAK-Nisma do ta festojnë fitoren (Foto)

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se rezultatet që vijnë nga terreni janë më të mira se çdo anketë.
“Lajmet që po vijnë nga përfaqësuesit tanë në të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit janë më të mira e më të sakta se çdo anketë apo ‘exit poll’.
Çdo votë do të mbrohet, dhe në mbrëmje do të festojmë me një rezultat vërtet të bukur. Ju faleminderit të gjithëve!”, ka shkruar Kurti.
Lexo edheKështu duket skena ku PDK-AAK-Nisma do ta festojnë fitoren (Foto)
Ai ka ftuar simpatizantët për festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 22:30.