back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeKurti reagon pas sulmeve të Edi Ramës për minishengenin: Jemi një popull,...

Kurti reagon pas sulmeve të Edi Ramës për minishengenin: Jemi një popull, nuk duhet të konfrontohemi

Të ngjajshme

Franco Foda rikthehet përballë Austrisë si trajner i Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, do të përballet me...

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të AAKsë. Kjo...

Rasti në shkollën “Pavarësia”- Edhe ndaj drejtorit zgjerohen hetimet për dhunë ndaj nxënësit

Lidhur me rastin për dhunën ndaj nxënësit, Prokuroria Themelore...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe deklaratave që ky i fundit dha për Kosovën gjatë Samitit të mbajtur në Tiranë, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Twitter se parimet për gjithëpërfshirje dhe reciprocitet duhet të udhëheqin iniciativat rajonale.

Kreu i VV’së, thotë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.

“Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkrimi i Albin Kurtit në Twitter

Kujtojmë se për dy ditë në Tiranë kanë qëndruar liderët e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e thirrur për konkretizim të Mini Schengenit rajonal.

Mospjesmarrja e Kosovës bëri të kryeministri Rama të hedh akuza drejt liderëve në vend, teksa ka shtuar se kjo do të dëmtojë shtetin e Kosovës./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz