back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeKurti, pas heqjes së reciprocitetit: Edhe të shtuneve punojnë në shërbim të...

Kurti, pas heqjes së reciprocitetit: Edhe të shtuneve punojnë në shërbim të Serbisë

Të ngjajshme

Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave

Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis...

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti...

Hansi Flick ende ka besim në yllin e Barcelonës që nuk po performon në nivel

Barcelona arriti ta mbajë të bashkuar skuadrën e parë...

Rama niset në Bruksel, takim me Presidentin e Këshillit Europian

Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama...

Ish-kryeministri dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e plotë të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas Kurtit, kjo është e paligjshme në Kosovë dhe në shërbim të Serbisë.

“Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.

Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit: https://kallxo.com/…/masat-e-reciprocitetit-rreth-20-kamio…/

Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë.

Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut.

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz