BallinaLajmeKurti: Nuk kemi kohë të humbim me çështjen e ping pongut politik,...

Kurti: Nuk kemi kohë të humbim me çështjen e ping pongut politik, të mos shpërqëndrohemi nga lufta me COVID 19

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Gjilan ku është takuar me kryetarin e kësaj komune për gjendjen me virusin COVID 19.

Kurti për çështjen e propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re, tha se nuk kanë kohë të humbin me tema politike, e të shpërqëndrohen nga lufta me virusin.

“Nuk kemi kohë të humbim me çështjen e ping pongut politik, nuk mund të ketë temë tjetër kur s’mund të ketë prioritet tjetër. Jemi të angazhuar në luftimin e virusit dhe nëse e shpërqëndrojmë veten në cështje tjera do ta dobësojmë veten në frontin jetik të shëndetit publik”, tha ai, raporton GazetaBlic.

Kurti shtoi se u njoftua nga kryetari për gjendjen me virusin, ndërsa tha se masat e marra nga qeveria për të gjitha komunat janë shembullore.

“U njoftum për së afërmi me të gjitha përgatitjet dhe masat parandaluese në nivelin lokal dhe ato që i referohen të gjitha komunave të Kosovës. Jemi të gatshëm, të interesuar, të përkushtuar që këtë lakoren e shpërndarjes së COVID 19 ta shtyjmë sa më shumë në kohë dhe ngritjen e saj ta bëjmë sa më të pakët që ta parandalojmë këtë pandemi që deri tash i mori jetën 3 qytetarëve. Organizimi ynë qendror e lokal është shembullor dhe këtë poe  thonë edhe tjerët. Duhet ta vazhdojmë sidomos në muajin prill sepse është vendimtar që të dalim nga kjo krizë sa më shpejtë”.

E kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se në komunë është duke u menaxhuar situata mirë.

“Me 15 rastet,  3 i kemi të shëruar dhe tendenca është në rënie. Po e menaxhojmë këtë infeksion në vendet ku është gjetë. Falë IKSHPK dhe anagzhimeve tona po shpresojmë që edhe këtë fazë të prillit edhe me masat nga qeveria ta përballojmë edhe më tutje”, tha ai.

Gjatë vizitës së sotme në Gjilan, Kurti u pyet edhe për reagimin e Rusisë për masat e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë.

“Nuk kam dëgjuar për reagimin. Por reciprociteti buron nga koncepti i barazisë dhe s’do mend që atyre nuk iu ka pëlqyer”, tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz