Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku nga aty ka ururar festën e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se edhe këtë vit si çdo vit tjetër edhe këtë herë vizitën e parë e bën në këtë vend.
“Pas muajit të shenjtë të Ramazanit erdhi Fitër Bajrami. Urime e përhajr Bajrami i Madh të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve, një festë e gëzuar, e cila njëkohësisht na i përkujton vlerat e solidaritetit, të sakrificës, të ndihmës që duhet të japim për ata që kanë më pak, që ndodhen në kushte më të vështira.Si çdo vit, edhe sivjet, si për çdo Bajram, vizitën e parë e bëjmë te Myftiu Naim Tërnava, te kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, këtu në selinë e tyre në Prishtinë, për t’i falënderuar për angazhimin, punën, rolin, kontributin edhe aktual, edhe historic, ka thënë kryeministri Kurti.
Kurti ka deklaruar s epiëkrisht sot kujtojnë edhe 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare.
“Sivjet janë bërë 30 vjet prej se unë njihem personalisht me Myftiun Naim Tërnava dhe unë asnjëherë nuk e harroj kontributin e tij si udhëheqës i Medresesë ‘Alauddin’, ku mbaheshin atëbotë aktivitetet e shumta shoqërore dhe kombëtare në kuadër të rezistencës sonë. Gjithashtu, sot kujtojmë edhe 37 hoxhallarë, imamë, shehlerë, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare. E falënderoj Myftiun Tërnava për bashkëpunimin që kemi me programet e ndryshme për paqe sociale, për mirëqenie qytetare, me shoqatën ‘Bereqeti’ dhe jo vetëm, dhe njëkohësisht shpreh zotimin tonë që do të bashkëpunojmë gjithnjë më ngushtë e më shumë edhe në të ardhmen. Edhe një herë, urime e gëzuar Fitër Bajrami”, tha Kurti para medieve.