Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka uruar të gjithë qytetarët, duke përcjellë urimet më të përzemërta për gëzim dhe mirëqenie në familjet e tyre.
“Me fat Bajramin e madh! Festa e Bajramit, këto tri ditë në veçanti, por edhe çdo ditë tjetër gjatë vitit, qoftë e mbushur me dashni, gëzim e ngrohtësi pranë familjes dhe më të dashurve tuaj, edhe kur jeni larg njëri-tjetrit”, u shpreh ajo.
Në këtë ditë feste, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e tri ditëve të Fitër Bajramit si moment reflektimi, solidariteti dhe afrimi ndërmjet njerëzve, duke nënvizuar vlerat e dashurisë, respektit dhe përkujdesit ndaj njëri-tjetrit.
“Sofra e begatshme, dera e hapur dhe zemra e bardhë le të jenë pjesë e çdo shtëpie sot dhe përditë”, përfundoi urimin e saj Ministrja Gërvalla.