back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKurti: Nga 18 Maj fillon faza e dytë e hapjes, ja cilat...

Kurti: Nga 18 Maj fillon faza e dytë e hapjes, ja cilat biznese fillojnë punën!

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia po mbajnë një konferencë për media në ndërtesën e qeverisë.

Kryeministri Kurti ka thënë se nga data 18 maj qytetarët do të mund të lëvizin dy herë nga dy orë në ditë sipas shifres të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.

“Në fazën e dytë do të lejohet dalja në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit, e cila do të publikohet nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se nga data 18 maj faza e dytë do të vazhdojë ashtu siç është planifikuar ku do të hapen disa nga operatorët ekonomikë.

“Numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm por që në javën e fundit kemi një ngritje të infektimeve. Dje kishin 18 të infektuar, pardje 8 të infektuar e asnjë të shëruar. Megjithë këtë ngritje të përgjithshme rekomandimi zyrtar i IKSHPK’së është se hapja e fazës së dytë mund të vazhdojë më 18 maj ashtu sic është planifikuar. Faza e dytë nënkupton hapje më të madhe të ekonomisë dhe lëvizje të shtuar të qytetarëve që nënkupton mundësi të madhe të infektimit cka nënkupton se duhet të kemi kujdes të dyfishtë. Nga data 18 maj do të hapen Floktarët, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë , gastronomia take-aëay, transporti hekurudhor, ai urban dhe ndër urban me leje të veçanta”, deklaroi ai.

Kurti tha se ky është test i madh për shoqërinë dhe sfidë për kalimin në fazën e re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz