Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të kryera nga Serbia
dp

Lexo edheKurti në Bob të Kaçanikut përmend zotimet e reja: Kush e punon tokën, shtetin e ka përkrah, për çdo diplomë, vend pune…

Kurti ka deklaruar se këto dy masakra përbëjnë dëshmi të krimeve të kryera nga Serbia ndaj civilëve shqiptarë.
“Më 31 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu në Studime të Vushtrrisë, nga 7 deri në 74 vjeç. Një vit më herët, më 31 maj 1998, dhjetë civilë shqiptarë u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura serbe në Poklek të Ri të Drenasit. Këto masakra janë dëshmi e krimeve të kryera nga Serbia ndaj popullsisë civile shqiptare, si dhe të rrugës së mundimshme të popullit tonë drejt çlirimit, pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Ato mbeten kujtesë e përhershme e çmimit të lartë të lirisë që gëzojmë sot”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj drejtësisë, ruajtjes së së vërtetës historike dhe ndërtimit të një Republike gjithnjë e më të fortë.

Lexo edheKurti në Bob të Kaçanikut përmend zotimet e reja: Kush e punon tokën, shtetin e ka përkrah, për çdo diplomë, vend pune…