back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleKurti kujton Enver Zymberin:Babanë e tij e kisha takuar në burg, u...

Kurti kujton Enver Zymberin:Babanë e tij e kisha takuar në burg, u stepa kur e pashë në televizor

Të ngjajshme

New Mexico padit Meta-n

Meta do të përballet me gjyq javën e ardhshme...

Abdixhiku i gatshëm për dialog me partitë, LDK kërkon konsensus për presidentin e ri

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka...

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka përkujtuar në shtatë vjetorin e rënies, heroin Enver Zymberi.

Siç ka thënë Kurti, gjatë bombardimeve të NATO-s, kur ishte shumë i ri, Enveri e kishte babanë në burg të Serbisë kurse me gjithë familjen e deportuan në Shqipëri.

“Mirëpo, ai menjëherë u mobilizua në radhët e UÇK-së në Kukës dhe hyri në luftë në Koshare. 12 vjet më vonë bie dëshmor në Kosovën e shpallur të pavarur”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti gjithashtu ka përkujtuar edhe se babain e tij e kishte takuar në burgun e Pozharevcit.

“U stepa kur e pashë në televizor në krye të radhës së familjarëve që prisnin për ngushëllime. Ia kishin vrarë djalin, Enverin. Pranë arkivolit të të birit përshëndetej me policët e shumtë të cilët e kishin humbur kolegun më të mirë e më trim të tyre”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Kishte kohë që nuk e kisha takuar Rremën, siç e thërrisnim Muharrem Zymberin në burgun e Pozharevcit.

U stepa kur e pashë në televizor në krye të radhës së familjarëve që prisnin për ngushëllime. Ia kishin vrarë djalin, Enverin.

Pranë arkivolit të të birit përshëndetej me policët e shumtë të cilët e kishin humbur kolegun më të mirë e më trim të tyre.

Shtatë vjet më vonë shënojmë edhe një përvjetor të vdekjes së policit dëshmor, Enver Zymberit, i cili u vra nga kriminelët serbë në veri të Kosovës. Enver Zymberi është hero i integritetit të Kosovës.

Gjatë bombardimeve të NATO-s, kur ishte shumë i ri, Enveri e kishte babain në burg të Serbisë kurse me gjithë familjen e deportuan në Shqipëri.

Mirëpo, ai menjëherë u mobilizua në radhët e UÇK-së në Kukës dhe hyri në luftë në Koshare. 12 vjet më vonë bie dëshmor në Kosovën e shpallur të pavarur.

Qeveritë e Kosovës e kanë lejuar sundimin e strukturave kriminale të Serbisë në veri. Madje, ato edhe kanë dialoguar e bashkëpunuar me to: prej kontrabandës që zhvillohej në veri të vendit e deri te formimi i koalicioneve qeverisëëe në Prishtinë.

Janë të njëjtit pushtetarë që sot nuk kanë vija të kuqe për Serbinë dhe nuk skuqen për zhvatjet e tyre në Kosovë.

Ata nuk e respektojnë as dëshmorin e as qytetarin e Kosovës, prandaj nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe lavdia e dëshmorit, policit të Republikës së Kosovës, Enver Zymberit!

Të Fundit

Sport

ShowBiz