BallinaLajmeKurti kapet prapë me sindikata: Duhet ndryshim, në shkolla s’ka as sapun...

Kurti kapet prapë me sindikata: Duhet ndryshim, në shkolla s’ka as sapun e kërkohet rritje pagash

Të ngjajshme

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur rreth çështjes së zgjedhjes...

Jeffrey Epstein, krijimi i një përbindëshi

Sikur financieri dhe pedofili i ndjer Jeffrey Epstein të...

Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pohoi se gjatë...

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur sërish për udhëheqësit e sindikatave, duke thënë se duhet ndryshim ashtu siç ka ndodhur me udhëheqjen e shtetit, duke ia atribuar këtë ndryshim qeverisë të cilën ai udhëheq.

Kurti, i cili para disa javësh deklaroi se uron që të ndryshohen kryesindikalistët, ka vazhduar debatin për këtë temë, duke thënë se këto ndryshime janë të domosdoshme.

‘’Ka pasur nevojë për ndryshime, gjendja e rëndë në disa sektore sin ë arsim nuk është pasojë e viteve të 90’ta, nuk është pasojë e luftës, por të pafajshëm nuk janë disa kryesindikalistë, pra edhe ata të cilët nuk flasin për të drejtat e punëtorëve, qysh në shkollat tona nuk ka pasur as sapun, e në anën tjetër kanë kërkesa për rritje pagash. Unë me bindjet e mija socialdemokrate nuk do pushoj kritikën ndaj tyre’’, tha Kurti ndër të tjera.
Kujtojmë se kjo deklaratë e Kurtit pati nxitur reagime të shumta nga kryesindikalistët, si Rrahman Jasharaj nga SBASHK dhe Blerim Syla nga FSSHK.

Ata thanë se kjo tendencë e Kurtit shfaq ‘’diktaturë’’ e ‘’komunizëm’’./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz