Kurti emëron Ali Dulën zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal
dp

Lexo edhe“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën, në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ku shtohet se Kurti i ka uruar suksese Dulës në detyrën e tij.
Dula, ka qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Rahovecit, në zgjedhjet komunale të mbajtura vitin e kaluar.
‘’Në takimin e mbajtur sot me Grupin Punues të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Rahovec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit Rama dhe drejtuesëve të strukturës në Pika, u zyrtarizua dhe u mbështet kandidatura e Ali Dulës për kryetar komune’’, është thënë mes tjerash në njoftimin e VV’së.
Komunikata e plotë e ZKM’së:

Lexo edhe“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal
Prishtinë, 1 maj 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Ali Dula në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Dula për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.