back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKurti: Edhe SHBA-të gabojnë

Kurti: Edhe SHBA-të gabojnë

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Albin Kurti mendon se SHBA-të kanë të drejtë kur thonë se Kosova duhet të ketë kufi të demarkuar me Malin e Zi, mirëpo, sipas tij, hollësitë e marrëveshjes janë punë e shtetit të Kosovës dhe popullit të saj. Megjithatë, siç thotë ai, edhe SHBA-të bëjnë gabime.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pasur të drejtë kur thonë se Kosova duhet të ketë kufi të demarkuar me Malin e Zi, mirëpo hollësitë e marrëveshjes janë punë e zotit të shtëpisë, që është shteti i Kosovës dhe populli i saj. Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”.

Megjithatë, ai është shprehur kundër mitizimeve dhe idealizimeve. “Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë gabime. Obama ka thënë se Bushi ka gabuar. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara thotë që ka gabuar presidenti paraprak. Normal njerëzit gabojnë, madje ka njerëz që kanë qëllime partikulare. Ne duhet t’i krijojmë marrëdhëniet shumë të fuqishme me SHBA-të, përkundër kritikave sporadike për zyrtarët e saj”, ka pohuar Kurti, duke shtuar se deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë duhen dëgjuar si këshilla e jo si urdhra.

Gjatë pjesës së dytë të intervistës, Kurti mes tjerash thotë se nuk mund të krijohet kombi kosovar dhe shpreh besimin se shumë më i fuqishëm është identiteti gjakovar, drenicas apo llapjan sesa kosovar, por, siç thotë ai, shqiptar është mbi të gjitha

Të Fundit

Sport

ShowBiz