Kurti e pret Tërnavën në kryeministri, lidhin marrëveshje për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
dp

Lexo edheUshtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren Saranda Bogujevci dhe kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, kanë nënshkruar marrëveshje për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit.
Në njoftimin e Kurtit thuhet se “me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore”.
“Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.Investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim”, përfundon njoftimi.

Lexo edheUshtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje