back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti dhe Baker flasin për bashkëpunimin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Kurti dhe Baker flasin për bashkëpunimin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Të ngjajshme

Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

Një mosmarrëveshje e çastit, ka eskaluar në përplasje fizike...

Man Utd ia cakton çmimin Hojlundit

Manchester United është gati ta shesë sulmuesin Rasmus Højlund...

Tragjedi në Sicili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Bagheria të Siçilisë,...

KurtiKryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sonte zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker, të shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në një darkë pune të shtruar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ishin ndër temat kyçe të diskutimit.

Kurti e njoftoi zëvendësndihmëssekretarin Baker me zhvillimet dhe progresin në vend, investimet në mbrojtje përgjatë këtij mandati dhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve. Ai e falënderoi Baker dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen jetike që i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, si dhe për rolin e saj të vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen.

Kurti gjithashtu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar edhe më tej raportet me ShBA-të në fushën e mbrojtjes, përfshirë industrinë e mbrojtjes.

Në këtë darkë, përkrah kryeministrit në detyrë ishin edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

- Advertisement -

Të Fundit