Kurti bëri homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj
dp

Lexo edheKushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për tregun e lirë të energjisë, çështja kthehet në rishqyrtim

Në përvjetorin e 27-të të rënies së dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe në Marinë të Skënderajt.
Ata u vranë në fshatin Arllat, rrugës për të mbrojtur dhe strehuar civilët e rrethuar nga forcat armike serbe, të cilat po kryenin spastrim etnik e gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Dy luftëtarë nga familje patriotike, Rasimi e Ragipi u bënë dëshmorë të lirisë që e fituam dy javë pas rënies së tyre dhe gjaku i tyre ndodhet në themelin e shtetit që kemi ndërtuar, e zhvillimin dhe forcimin e të cilit e kemi obligim”.

Lexo edheKushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për tregun e lirë të energjisë, çështja kthehet në rishqyrtim
“Lavdi dhe nderime të përjetshme dëshmorëve të kombit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kurti.