Mirjeta Basha qëndroi për dy ditë në Kosovë. Ajo që ishte planifikuar të jetë një pushim i shkurtër relaksues, përfundoi si një tmerr i vërtetë.
Gjatë kthimit për në shtëpinë e saj në Bazel të dielën, 31 vjeçarja nga Aargau përjetoi tmerrin dhe pa vdekjen me sy, bashkë me pasagjerët tjerë, shkruan Blick.
“Filloi 10 minuta pasi aeroplani u ngrit në qiell”, u shpreh Basha për Blick. Krejt rastësisht aeroplani i agjencisë bullgare ALK filloi të dridhej. Dridhjet bëheshin gjithnjë e më të forta.
Njerëzit egërsisht brohoritnin të frikësuar për jetën e tyre, mendova se do tw vdisnim të gjithë”, ka shtuar Basha.

Ekipi në kabinën e aeroplanit tentoi që përkundër turbulencave të mëdha të qetësojnë pasagjerët. Por, për Mirjeta Bashën situata nuk ishte aspak normale. Ajo ngrit telefonin dhe filmoi horrorin e fluturimit nga vendi ku ajo po qëndronte.















