BallinaLajmeKur priten reshjet e para të borës

Kur priten reshjet e para të borës

Të ngjajshme

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Kërkohet përjashtimi i Southamptonit, spiunoi kundërshtarin

Skuadra e Middlesbrough ka kërkuar përjashtimin e Southamptonit nga...

KQZ-ja certifikon 902 kandidatë për deputetë

KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për...

KQZ merr vendim, kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

KQZ certifikon listën me deputetë të “Srpska Lista”

KQZ ka certifikuar listën me deputetë të Listës Serbe...

As java e tretë e muajit nëntor nuk parashihet të ketë temperatura minus apo të ketë reshje bore.

Kështu tha Besim Aliu, parashikues i Motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sipas Aliut, gjatë kësaj jave do të kemi mot konstant, përveç ditës së mërkurë ku do të ketë ndryshime të motit.

Po ashtu, sipas tij, nuk parashihet që të bjerë borë, përveç se një ndryshim i vogël i temperaturave.

“Për momentin nuk parashihet të ketë borë. Ndryshime të motit do të ketë të mërkurën, vranësira të cilat do të përcillen me reshje shiu dhe ulje të lehtë të temperaturave në dy vlera, në minimale dhe në maksimale, por do të jenë të lehta, nuk do të jenë në minus”, tha Aliu.

Aliu, gjithashtu, tregoi se deri në sa do shkojnë temperaturat gjatë kësaj jave.

“Këto temperatura do të jenë vetëm ditën e mërkurë, kurse temperaturat mbesin konstante gjatë gjithë javës, 15 deri më 17 gradë shkojnë maksimalet, kurse 5-9 shkojnë minimalet”, tha Aliu. /Arbresh

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz