back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKuponët jofiskalë për rimbursim çuan ATK-në te shkelësit, priten ndryshime në fushatë

Kuponët jofiskalë për rimbursim çuan ATK-në te shkelësit, priten ndryshime në fushatë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Kur qytetarët kanë filluar të mbledhin kuponë fiskalë për t’u rimbursuar, indirekt kanë ndihmuar edhe luftimin e evazionit fiskal.

Kuponët që kanë dalë nga pajisjet jofiskale janë dërguar për rimbursim, por kanë pasur efekt tjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Për zyrtarët tatimorë, ata kanë qenë adresë për kontroll.

“Fushata na ka ndihmuar t’i identifikojmë bizneset që nuk kanë lëshuar kuponë fiskalë. Qytetarët i kanë dorëzuar kuponët fiskalë e zyrtarët i kanë vërejtur se nuk janë në rregull. Menjëherë kanë filluar procedurat”, ka thënë zëvendësdrejtori i ATK-së, Hamdi Hoxha.

Nga 782 gjobat e shqiptuara për shkak të përdorimit të printerëve jofiskalë, ATK-ja ka mbledhur 133.250 euro.

Nga 95 raste të proceduara në Prokurori, ATK-ja ka pranuar 20 autorizime nga Prokuroria që pajisjet jofiskale të konfiskuara të dërgohen në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, me qëllim të ekzaminimit. Sipas ATK-së, ata kanë pranuar 10 përgjigje nga ekipet e forenzikës, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë. Tash për tash gjashtë janë ende në proces.

Të Fundit

Sport

ShowBiz