Kujtim Shala: Garojmë me Vjosa Osmanin

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se me VV si parti opizare kanë bashkëpunuar mirë dhe kane qenë opozitë e strukturuara mirë dhe ka krijuar një raport të mirëbesimit.
Ndërsa ka hedhur poshtë që LDK të heq dorë nga posti i kryeministrit për të arritur një marrëveshje për koalcion parazgjedhor me Vetëvendosjen.
“Në dy vitet e fundit LDK dhe VV kanë bashkëpunuar mirë si parti opozitare. Ishim një opozitë e strukturuar mirë. Gjatë punës kemi arritur një nivel relativisht të mirë të bashkëpunimit. Ne po komunikojmë për të vazhduar edhe në të ardhmen këtë bashkëpunim. Vjosa është kandidate e jona për kryeministre. Dhe do të jetë kryeministre e ardhshme , si kandidate e partisë më të madhe dhe partisë që do të dalë fituese nga këto zgjedhje”, ka thënë ai në RTK.

Lexo edheEkskluzive: Gjykata Kushtetuese këtë javë merr vendim për kompetencat e Qeverisë Haradinaj, ia kufizon shpenzimet
Ai bëri me dije se nuk ka pasur ambicie qoftë për të qenë në krye të LDK-së, ose për të qenë edhe kandidat për kryeministër. “Nuk e mendoj veten si politikan të karrierës e aq më pak të kandidatit për kryeministër”, ka thënë Shala.
“Ka pasur takime por vendim për koalicionin mes LDK dhe VV nuk ka ende. Ne do të donim të garojmë si parti e vetme. Kryeministri duhet të jetë nga radhët tina”, ka thënë ndër të tjera Shala.














