Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese këtë javë merr vendim për kompetencat e Qeverisë Haradinaj, ia kufizon shpenzimet
03

Lexo edheMërgimtarit i paguhet rryma gabimisht (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese gjatë kësaj jave pritet të marr vendimin për kompetencat e qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj.
Burime te Indeksonline kanë treguar se Gjykata Kushtetuese do t’ia kufizoj fushë veprimtarinë Qeverisë Haradinaj.
Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës do të ketë kufizime të theksuara në vendimmarrje.

Lexo edheMërgimtarit i paguhet rryma gabimisht (VIDEO)
Qeveria e Kosovës tani e tutje do te mund të operojë vetëm me vendime administrative por nuk do t’i lejohet asnjë shpenzim buxheti kapital të paplanifikuar më parë sipas ligjit të buxhetit.
Ishte vet Ramush Haradinaj ai qe kishte kërkuar interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese pasi ishte vënë në pikëpyetje ligjshmëria e vendimeve të tij, pas dorëheqjes.