BallinaLajmeKuçi takoi shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane, Steve...

Kuçi takoi shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane, Steve Banks

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Steve Banks.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi dhe z. Banks, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Kuçi, e njoftoi për progresin e arritur në proceset eurointegruese, për punët që po bëhen për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi dhe shefi i Zyrës Politike dhe Ekonomike, Banks, konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat e interesit të përbashkët, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz