back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptareKryqi në Kushtetuese!

Kryqi në Kushtetuese!

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Edhe sot seanca ne Gjykatën Kushtetuese filloi ters. Gjykatësja Natasha Gaber që në fillim të seancës së Gjykatës Kushtetuese kërkoi anulimin e saj për shkak se sekretares gjenerale të kësaj Gjykate i ka kaluar mandati. Për këtë reagoi edhe gjykatësja Gëzime Starova duke thënë se mandati i skaduar i sekretares është në kundërshtim me rregulloren, raporton Alsat.

Por kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Elena Gosheva pranoi hapur se kjo Gjykatë shumë gjera i bën në kundërshtim me rregulloren. Më pas u kërkua pauzë prej 30 minutash për të vendosur se a ia vlen të vazhdohet seanca pasi që sekretarja qëndron aty me mandat që tashmë i ka kaluar me pretekstin se akoma nuk është zgjedhur ndonjë tjetër dhe se në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë shkruan vetëm data e marrjes së mandatit por nuk është e përcaktuar data e dorëzimit të tij. Megjithatë seanca vazhdon pa prezencën e sekretares gjenerale.

Në rend dite është edhe pika për kushtetutshmërinë e vendosjes se Kryqit ne Butel, por deri në këto momente akoma nuk është arritur deri te kjo pikë që pritet të hape debat të ashpër në mes gjykatësve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz