Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKryeziu: Vendimet e Supremes janë finale sa i përket interpretimit të ligjit,...

Kryeziu: Vendimet e Supremes janë finale sa i përket interpretimit të ligjit, përfshirë edhe të Ligjit për Qeverinë

Të ngjajshme

KE-ja propozon buxhetin e BE-së prej 1.816 trilionë eurosh

Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet qendror të BE-së...

Haradinaj për Specialen: Ky trup gjykues ka mision politik me dënu UÇK-në

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,...

Kërcënohet me jetë sërish Presidentja Vjosa Omani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë...

Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se vendimet e Supremes janë finale sa i përket interpretimit të ligjit.

Sipas tij Supremja ka bërë referenca kushtetuese, gjë që lë hapëirë për përfshirjen e Kushtetueses.

“Vendimet e Gjykatës Supreme janë finale sa i përket interpretimit të ligjit, përfshirë edhe të Ligjit për Qeverinë. Por duhet theksuar që, në vendimin e vet, Gjykata Supreme ka bërë referenca kushtetuese. Dhe kjo lë hapësirë për përfshirjen e mundshme të Gjykatës Kushtetuese, nëse palët e kërkojnë edhe mendimin e kësaj Gjykate.”

Kryeziu ka thënë se Ligji për Qeverinë është i hartuar dobët dhe keq.

“Pë mendimin tim, Ligji për Qeverinë është i hartuar dobët dhe keq, ka shumë dykuptimësi, por edhe kontradikta logjike. Gjykata Supreme është dashur të merret pak edhe me këtë aspekt të këtij ligji. Kjo lë hapësirë që çështja të politizohet dhe kjo nuk është gjë e mirë.”

- Advertisement -

Të Fundit