back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleKryetari Mulaku inspekton punët në asfaltimin e rrugëve (foto)

Kryetari Mulaku inspekton punët në asfaltimin e rrugëve (foto)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

 

Banorët e një pjese të fshatit Kunovik të Komunës së Vushtrrisë,më në fund po ndihen të lehtësuar me asfaltimin e rrugës që shpie në këtë lokalitetet.
Është kjo rrugë me një gjatësi prej 3.6 kilometra ,e cila ishte edhe një nga faktorët që bëri që shumë familje nga kjo zonë e brendshme e fshatit të braktisnin shtëpitë dhe të vendoseshin në qytet apo rreth rrugës kryesore .
Kryetari i Komunës,Bajram Mulaku,nënkryetari ,Dibran Përçuku dhe zyrtarë të tjerë komunal,vizituan këtë rajon për të parë për së afërmi punimet e zhvilluara në asfaltimin e fazës së parë të kësaj rruge në gjatësi prej 1.2 kilometrash. Mulaku këtë projekt e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm për banorët e mbetur por edhe për ata që kanë lënë shtëpitë dhe janë larguar.
“Fakti që më vite të tëra nuk është investuar në këtë lokalitet kjo ka një rëndësi të veçantë, që do të ndikoj në përmirësimin e jetës së këtyre banorëve . Këta banorë për nga infrastruktura kanë qenë të harruar. Projekti që ka filluar të realizohet ,që kap shumën prej 135.741,është dy vjecar dhe pritet të përmbyllet vitin e ardshëm”, tha Mulaku gjatë vizitës që i bëri punimeve në këtë rrugë.
Zyrtarët komunal me këtë rast kanë vizituar edhe familjen Muli, e cila edhe përkundër kushteve të rënda të infrastrukturës ka arritur të ndërtoj një fermë të veçantë, duke u marr me kultivimin e drerëve./sh.p/

Të Fundit

Sport

ShowBiz