Kryetari i shoqatës së hotelerisë thotë se ministri i Tregtisë nuk po merret me 50 mijë punëtorë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohen grumbullimet në hapësirat e mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.
Visar Demolli, kryetar i shoqatës së hotelerisë së Kosovës ka thënë për Gazetën Sinjali se gjatë takimit me përfaqësuesit e qeverisë u është premtuar se nga 1 korriku do të merret vendim për rifillimin e dasmave dhe hapjen e klubeve të natës.
Demolli ka thënë se ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka shkuar në Shqipëri për ta hapur sezonin turistik, ndërsa sipas tij, nuk merret me 50 mijë punëtorë në Kosovë.
“Në ora 15 e 30 kemi konferencë për media. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka shkuar në Shqipëri me e hapë sezonin turistik, ndërsa nuk merret me 40 mijë e 50 mijë punëtorë, por shkon në Shqipëri e bën hapjen e sezonin turistik. Në deti nuk ka rrezik e në dasma ka rrezik. Po na kanë premtuar. I kemi edhe mesazhet si dëshmi”, ka thënë Visar Demolli nga shoqata e hotelerisë së Kosovës për Gazetën Sinjali.

Lexo edheKjo foshnje 6 muajshe vuan nga leukemia, ka nevojë për trajtim jashtë vendit
Kjo shoqatë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se do t’i mbajnë dasmat sipas rregullave të qeverisë.
“Ne do t’i mbajmë Dasmat-Ahengjet familjare konform rregullave të Qeverisë, dhe organizimet në mbrëmjet e klubeve të natës”, thuhet në njoftimin e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.














