back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaZgjedhjet 2025Kryetari i PDK-së, Krasniqi: Ditë e rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë

Kryetari i PDK-së, Krasniqi: Ditë e rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë

Të ngjajshme

Aurora “godet” Elijonen: Fëmijë i keq!

Ish-banorja e “BBVK”, Aurora Rrusta ka vendosur të “bëhet...

Griezmanni merr vendim nëse do t’i bashkohet ose jo MLS-it

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, duket se do...

Nesër shënohet 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, kjo është agjenda

Gjatë ditës së nesërme shënohet 28 vjetori i Epopesë...

Deputetja e VV-së e sfidon Osmanin, i thotë të shkojë në Kuvend të matet me Konjufcën

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, është kyçur...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas votimit ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë e Kosovës.

Kryetari i PDK-së i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza Krasniqi tha se votuan me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve.

“Sot është një ditë e mirë, e madhe dhe e rëndësishme për qytetarët, për demokracinë e Kosovës. Unë me Melizën sapo votuam me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve, për mundësinë dhe  potencialin për të pasur një jetë më të dinjitetshme për të gjithë”, tha ai.

Kryetari i PDK-së tutje tha se beson që kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote që përmes ushtrimit të kësaj të drejte ta japin verdiktin se kah dëshirojnë ta drejtojnë vendin në katër vitet e ardhshme. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz