Kryetar i Komunës së Podujevës ka thënë se më parë organizatat sindikale nuk i kanë adresuar kërkesat e tyre përmes zyrave të partive politike.
Sipas Bulliqit, takimi i liderëve të partive opozitare me përfaqësuesit e sindikatave në njëfarë forme nxitë këso forma të grevës.
“Organizatat sindikale asnjëherë deri tash nuk kanë praktikuar që kërkesat e tyre të shkojnë në zyre të ndryshme të subjekteve politike, mund ta kenë bërë me individë të caktuar, por jo sikur kësaj radhe kur haptazi dalin kryetar të subjekteve politike opozitare dhe në njëfarë forme e nxisin me këto forma te grevës, kjo do të jetë jashtëzakonisht e kushtueshme në radhë të parë për nxënësit, pasi që do të ishte mirë që të shteren rrugët me dialog”, ka thënë ai në Politiko./Gazeta10