back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeKryeprokurori Isufaj takohet me ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për sfidat në sistemin...

Kryeprokurori Isufaj takohet me ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për sfidat në sistemin e drejtësisë

Të ngjajshme

Tifoz i Steauas futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’”

Një incident i pazakontë është shënuar sonte në stadiumin...

Pse disa automjete po ndalohen të qarkullojnë në Gjenevë?

Duke filluar nga 13 gushti, autoritetet e Gjenevës po...

E rëndë në Maliq, vritet me thikë një 14-vjeçar

Pasditen e sotme në fshatin Pirg, në ambientet e...

Raportohet për të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të...

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar të enjten një takim pune me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Sipas një njoftimi për media, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe të llogaridhënies në sistemin e drejtësisë në Kosovë, transmeton lajmi.net

Në komunikatë thuhet se gjatë diskutimeve është trajtuar situata aktuale dhe sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, si dhe janë shqyrtuar hapat e mëtejshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit në vend.

Ambasadori McGurk, nga ana e tij, ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Speciale dhe ka shprehur gatishmërinë e misionit që ai drejton për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz