back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaBotëKryeministri kanadez mirëpret refugjatët e ndaluar nga Trump

Kryeministri kanadez mirëpret refugjatët e ndaluar nga Trump

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur kundër ndalimit të përkohshëm të SHBA-ve për refugjatët dhe imigrimin nga vendet e caktuara.

Përmes disa cicërimave në Twitter, Trudeau theksoi angazhimin e qeverisë së tij për ata që ikin nga persekutimi, terrori e lufta, “kanadezët do t’i mirëpresin”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Brenda pak orësh, cicërima e kryeministrit kanadez, është shpërndarë më shumë se 150 mijë herë.

“Mirë se vini në Kanada”, ka shkruar më tej Trudeau.

Trudeau i cili fitoi vëmendje globale për lejimin e hyrjes së 40 mijë refugjatëve sirianë në Kanada gjatë 13 muajve të fundit, gjithashtu ka bërë një cicërimë të mprehtë që tregonte atë duke e përshëndetur një fëmijë refugjat në një aeroport kanadez në vitin 2015.

Të premten, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për suspendimin e hyrjes në SHBA nga Iraku, Siria, Sudani, Irani, Somalia, Libia dhe Jemeni për 90 ditë.

_93855667_41bd8056-864e-4eb7-9c5b-fce35de3a46e

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz