Kryeministri i Turqisë: Ende s’e kemi të qartë se kush është përgjegjës për sulmin në Stamboll
01·

Autoritetet turke kanë filluar të mbledhin prova rreth sulmit me të shtëna në klubin e natës “Reina” në Stamboll, mbrëmë pas mesnatës, ku u vranë 39 persona.
Por, kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thënë se ende është e paqartë se kush është përgjegjës për sulmin, transmeton Express.
“Disa detaje kanë filuar të dalin, por autoritetet janë duke punuar drejt një rezultati konkret,” ka thënë Yildirim, kur u pyet se kush mund të jetë përgjegjës për sulmin.
Lexo edheErdoan: Skenarët e errët nuk do të gjejnë kurrë shteg në Turqi
“Policia dhe zyrtarët e sigurisë do ta ndajnë këtë informacion kur ai të jetë në dispozicion gjatë hetimit,” ka thënë ai.














