Erdoan: Skenarët e errët nuk do të gjejnë kurrë shteg në Turqi
Presidenti Erdoan bëri një komunikatë me shkrim në lidhje me sulmin terrorist në një klub nate në lagjen Ortakëj të Stambollit, me pasojë 39 të vdekur.
“Ata që synojnë të cenojnë qetësinë e popullit tonë dhe kontraktorët e tyre mundohen që me anë të sulmeve të urryera, që marrin në shënjestër edhe civilët, të destabilizojnë vendin tonë dhe të shkaktojnë kaos duke i prishur moralin popullit tonë. Vetëm se ne duke ruajtur gjakftohtësinë tonë si popull, duke u mbërthyer edhe më fort me njëri-tjetrin nuk do të lëmë kurrën e kurrës shteg këtyre lloj lojërash të pista”, thotë kreu i shtetit turk në reagimin e tij.
Ne jemi të vetëdijshëm se këto sulme të organizatave të ndryshme terroriste që kanë marrë në shënjestër Turqinë nuk janë të pavarura nga zhvillimet në rajonin tonë, u shpreh Presidenti Erdoan duke shtuar se janë të vendosur për ti eliminuar në burim kërcënimet dhe sulmet që i drejtohen Turqisë.

Lexo edheSulmi i mbrëmshëm në Stamboll la ta vdekur 39 persona
“Si një vend që e vazhdon luftën kundër terrorizmit, Turqia është mjaft e vendosur për të bërë atë që nevojitet edhe në rajon për të garantuar sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve të saj”, shkruan Erdoan.
“Ne do të luftojmë deri në fund si vend dhe popull jo vetëm kundër sulmeve të armatosura të organizatave terroriste dhe forcave që qëndrojnë prapa tyre, por edhe ndaj sulmeve të tyre ekonomike, politike dhe sociale. Sulmi barbar në Stambolli tregon hapur që qëllimi i terrorit është gjakderdhja, marrja e jetëve të njerëzve dhe shkaktimi i dhimbjeve pa bërë asnjë dallim”, nënvizon Erdoan. /trt/














